Në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Lumir Abdixhiku ka thënë se sot është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë. Në 26 vjetorin e kësaj masakre, ai ka thënë se kjo ngjarje rikujton çmimin që populli i Kosovës pagoi për liri dhe shtetësi. Ai krim mizor ishte më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata speciale në Hagë ua ka vazhduar masën e paraburgimit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë
Gjykata speciale, në Hagë, kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe …