Latifi: Bujqësia është jo vetëm puna, por edhe shpirti i kësaj toke!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij takoj fermerët  në Krushë të Madhe, ku diskutoj për investimet e realizuara deri më tani për mbështetjen e bujqësisë dhe për planet e përbashkëta që i presin për vitin 2025.

Në postimin e Kryetari Latifi në facebook thuhet:

Në çdo grusht dheu të Rahovecit ndodhet historia dhe e ardhmja jonë. Bujqësia është jo vetëm puna, por edhe shpirti i kësaj toke.

Sot, në restorant “Xaja 2” në Krushë të Madhe, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me fermerët e kësaj ane, ku diskutuam për investimet e realizuara deri tani për mbështetjen e bujqësisë dhe për planet tona për vitin 2025.

Krusha e Madhe është një shembull i shkëlqyer i fuqisë së burrave dhe grave të palodhshme, që çdo ditë i japin jetë tokës sonë pjellore. Në këtë partneritet mes Komunës dhe bujqve, qëndron vizioni ynë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, si shtyllë e mirëqenies sonë.

Faleminderit fermerëve për idetë dhe diskutimet e frytshme që ndamë sot!

Kontrolloni gjithashtu

Rama dhe Abdixhiku prezantojnë planin 1.5 miliardësh për Prishtinën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të …