Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Ai i ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan, William G. Walker, Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje ambasadorit amerikan, William Walker, ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’!”, ka shkruar Begaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden
Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …