Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë 265 i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka shpërndarë informacionet e fundit lidhur me sulmet që Izraeli po i vazhdon prej 466 ditësh në Rripin e Gazës. Në gjashtë masakra që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 62 palestinezë, ndërsa 253 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të palestinezëve të vrarë, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë te trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
‘Koalicioni Lista për Familje’ sot ka mbajtur fushatën zgjedhore, në Pejë
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Eman Rrahmani, ka folur sot para qytetarëve të …