26 vjet nga Masakra e Reçakut!

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka bërë një postim në rrjetin e tij social facebook:

“26 vjet dhembje e pikëllim, pa më të dashurit!

26 vjet mungesë drejtësie për viktimat e familjarët e tyre, që u masakruan veç pse ishin shqiptarë nga Serbia gjakatare, Serbia gjenocidiale.

Kujtojmë sot e sa të jetë jeta, dëshmorët e martirët e lirisë, të rënët e Reçakut, gjaku i së cilëve hodhi themelet e lirisë së Kosovës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!

Agim Aliu- kryetar i komunës së Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …