leoni

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Masakra e Reçakut dhe liderët shtetërorë e partiak!

Si shumë herë edhe më shumë në këtë vit, u gjendën të gjithë bashkë në Reçak! Thanë e ç’nuk thanë, çdo gjë që mund të ju sjellë vota pasi që ndodhen aktualisht në fushatë!
Jo vetëm për fushatë, por për politikë afatgjatë, qajnë me lot krokodili për viktimat e masakruara dhe për familjet e tyre!
Ndërsa harrojnë qëllimisht të përmendin luftën, katër ditë në mbrojtje të kufomave, mbrojtjen e popullatës dhe pozicioneve!
Këtë nuk e thonë sepse janë më pak vota; janë 11 luftëtarë të rënë dhe vetëm 11 familje! Ndërsa te viktimat janë 45 viktima dhe 45 familje!
Si kanë fytyrën të bëjnë ndarje selektive dhe të anashkalojnë rolin, rëndësinë dhe vlerën e luftës katërditëshe në Reçak në mbrojtje të popullatës, strehimin e tyre në Devetak, Rancë e Llanishtë, furnizimin me ushqim e ilaçe, duke u sakrifikuar dhe luftuar ballë për ballë me armikun, nga të cilët ranë dhjetë ushtarë luftëtarë dhe Komandanti i Brigadës 161, ZON, Ahmet Kaqiku!
Në këtë luftë të pabarabartë, UÇK, u hakmor duke vrarë milicë dhe ushtarë të armikut, si dhe shkatërruam një kamion, një gjip (pizgauer), një autoblind dhe një tank! Mendojmë se mbi 22 armiq i vrajmë!
Çuditërisht, viteve të fundit organizimet bëhen nën patronazhin e Komunës dhe Qeverisë pa bashkëpunim me kategoritë e luftës. E këta të anti-luftës mendojnë se kanë të drejtën të organizojnë dhe flasin si të duan për ngjarjet historike dhe të nxjerrin përfitime politike nga gjaku i derdhur për Atdhe!
Këtu nuk ju jepet mundësia të flasin meritorët dhe protagonistët!
I vetmi Fehmi Mujota foli pas 20 viteve dhe nxori të vërtetën, meritor është edhe William Walker dhe respekt pa fund për atë.
Pse nuk i jepet fjala Shukri Bujes, si komandant i ZON, Rafet Bilallit me 9 plagë të marra në atë betejë, Xhafer Gashit, pjesëmarrës me njësi speciale në betejë!
Komandanti Guri, sa ishte gjallë, ishte edhe Sadik Halitjaha, i dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm, koordinatori i nismave luftarake në betejën e Reçakut! Kemi ushtarë të plagosur në atë betejë, por nuk ju jepet fjala!
Deri kur kështu këto sorrat e pushtetit kokorizejnë dhe dëmtojnë vlerat eminente të luftës e të popullit, si tani edhe për të ardhmen!
Reçaku, kthesë e historisë dhe e qëndrimeve të ndërkombëtarëve!
Kjo u bë e mundur nga UÇK dhe William Walker!
Lavdi Dëshmorëve, viktimave, nderim dhe respekt për luftëtarët e UÇK-së dhe të mikut tonë, William Walker!
Si ka mundësi të heshtin politikanët, pasi Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë kur dënoi Shahinoviqin dhe Pavkoviqin, me marrëveshje u hoq nga akuza masakra e Reçakut, me qëllim të mos implikohej shteti dhe udhëheqja e Jugosllavisë së mbetur atëherë! Sepse këta dy persona që akuzoheshin ishin personalitete të larta në hierarkinë e Serbisë; njëri shef i milicisë dhe tjetri komandant i korpusit të jugut në Nish! Ky fakt, me qëllim, heshtet nga politikanët e Kosovës, që të mos krijohet tension me Vuçiçin!
Rroftë lufta e drejtë e UÇK-së, Lavdi Dëshmorëve, Respekt për luftëtarët, nderim për viktimat!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati; Paga nominale(inflacioni) ne raport me pagen reale (fuqinë blerese)

Problemet ekonomike te Kosoves ka nje dimenzion te gjer e fatkeqsisht mungesa e nje orentimi …