Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar duke bërë thirrje që të votohet Vetëvendosja. Ai thotë se kjo është vepër penale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të merren me rastin. Ai kërkon që personi në fjalë të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor. Kjo është vepër penale. Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit! Kjo rrezikon të gjithë kontingjentin e votave me postë nga diaspora. Ky person duhet hetuar dhe ndjekur për cenim të procesit zgjedhor”, shkroi Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …