Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane, Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe në forcimin e partneritetit strategjik në mes të dy vendeve. Haradinaj deklaroi se konfirmoi qëndrimin e tij të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Amerikën për sigurinë dhe prosperitetin e vendit, duke nënvizuar se anëtarësimi i drejtpërdrejtë i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional mbetet prioritet. Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit, nënvizoi Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …