Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë. Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes. Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet ti paguajë në një afat prej 15 ditësh. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin. Në lidhje me këtë rast, PZAP ka marrë vendim duke gjobitur LDK-në në shumën prej 20 mijë euro. Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.
Kontrolloni gjithashtu
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46.788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110.453 numri i të plagosurve
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46 mijë …