Pas mbylljes së strukturave paralele të mbështetura nga Serbia, Ambasada e Italisë në Kosovë ka mbështetur qëndrimin kritik të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë veprim si shqetësues. Reagimi italian mbështeti qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke e vënë theksin në rëndësinë e respektimit të zotimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës. Ambasada italiane shpërndau deklaratën e BE-së, ku theksohet se “këto veprime bien në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së. Italia mbështet plotësisht deklaratën e BE-së, e cila nënvizon shqetësimin ndërkombëtar rreth ndikimit të këtyre veprimeve mbi procesin e dialogut dhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e LDK-së është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji, në Kosovë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka theksuar se një nga …