leoni

Kur ke afër Jakup Nurën, ke prekur historinë, lavdinë dhe bërthamën e UÇK-së

Kryetari i komunës së Skënderajt z. Fadil Nura ka vazhduar me takimet e tij me kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë të enjte ai ka takuar Jakup Nurën. Në postimin e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:

Kur ke afër Jakup Nurën, ke prekur historinë, lavdinë dhe bërthamën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ke kuptuar shembullin kuptimplotë të thjeshtësisë së një personaliteti të shquar për nga guximi, që me sakrificë barti mbi supe përgjegjësi të rëndësisë së veçantë të historisë së re të Kosovës, prej periudhës së ilegalës e deri te çlirimi ynë përfundimtar.

Pasi i doli në krye rrugës së çlirimit, tashmë ka nisur një epokë të re, si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtuesit e Kuvendit të të Rinjve

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të mërkurën në një takim …