leoni

Daniel Serwer

Analisti, Daniel Serwer, konsideron se mund të përkeqësohet situata në raportet Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trumpit

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer,  ka ngritur shqetësime për përkeqësimin e situatës në rajon, sidomos në raportet Kosovë-Serbi, gjatë administratës së dytë të Donald Trumpit. Serwer, në një analizë të tij ka thënë se edhe administrata e presidentit në largim, Joe Biden, ka ndjekur një politikë që favorizon Serbinë, duke mbështetur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Për pjesën më të madhe të administratës së Bidenit, Gabriel Escobar, udhëhoqi për Ballkanin në shtet. Krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ai e bëri prioritet të tij ekskluziv. Kjo do të thoshte t’i jepte Beogradit atë që donte më shumë, ndërsa Prishtinës t’i jepte asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë, dhe nuk ndodhi.  Daniel Serwer ka paralajmëruar se administrata e re e Trumpit mund të ndjekë një kurs të ngjashëm ose më të theksuar, ku ndikimi i Xhared Kushner, dhëndrit të Trumpit, mund të orientojë politikën amerikane drejt favorizimit të Beogradit, duke injoruar interesat e Kosovës. Nuk pres më mirë nga administrata e dytë e Trumpit. Jared Kushner, dhëndri i Trumpit i financuar nga Arabia Saudite, ka kërkuar projekte investimi si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Me sa jam në dijeni, ai nuk e ka vizituar as Bosnjën apo Kosovën. Ju mund të prisni që Trumpi të mos bëjë asgjë që do të rrezikojë projektet e Kushnerit apo paratë e tij saudite. Kjo do të thotë një anim i vazhdueshëm drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, por jo larg Tiranës”, ka shkruar mes të tjerash, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike

 Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për …