Haliti: Gratë e Vitisë besojnë se LDK-ja është forca e transformimit pozitiv

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se gratë e Vitisë qëndrojnë fuqishëm përkrah Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj, duke mbështetur ndryshimin që sjell shpresë dhe mundësi për të gjithë qytetarët.

Sipas tij, ato besojnë se LDK-ja është forca e transformimit pozitiv, një vizion që promovon barazinë gjinore, përfshirjen dhe drejtësinë për të gjithë. Ky është momenti kur zëri i grave bëhet shtyllë e ndryshimit, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për Vitinë e gjithë Kosovën.

Ndryshimi ka nisur – dhe gratë e Vitisë janë në ballë të tij, ka deklaruar i pari i komunës, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura priti në takim ekspertin e ekonomisë dhe financave publike, Bashkim Mustafën

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura ka mirëtur në takim Prof. Dr. Bashkim …