Agjencia Anadolu, bën të ditur se është arritur Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Katari, një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit që përbëhet nga 3 faza, do të lirohen 33 pengje izraelite. Marrëveshja krahas mbërritjes së ndihmës humanitare për Rripin e Gazës në mënyrë gjithëpërfshirëse, përfshin edhe rikthimin në territoret e tyre për palestinezët e zhvendosur. Detajet e fazës së dytë dhe të tretë do të shpallen sapo të përfundojë faza e parë.
Kontrolloni gjithashtu
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …