Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46 mijë e 788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë e 453 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023. Ministria e Shëndetësisë në Gaza kujtoi se sulmet izraelite vazhdojnë tashmë 468 ditë në Rripin e Gazës. Në “tetë masakra”, që ushtria izraelite ka kryer kundër familjeve palestineze në 24 orët e fundit në Rripin Gazës, janë vrarë 81 palestinezë dhe janë plagosur 188 palestinezë. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në të paktën 46.788, ndërsa i të plagosurve në 110.453.
Kontrolloni gjithashtu
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …