BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI; Shqiptarët meritojnë përfaqësim të dinjitetshëm, jo figura që shërbejnë si dekor i një pushteti që i ka anashkaluar për interesa të huaja

Në BDI thonë se Partitë humbëse të koalicionit Vlen,  të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje.  Të margjinalizuar dhe të papërfillur nga ata që i emëruan, ata e kalojnë ditën duke shpërndarë propagandë kundër BDI-së, për të fshehur dështimin e tyre të plotë dhe tradhtinë ndaj interesave shqiptare.  Aq shumë janë të kapur nga VMRO-DPMNE- ja, saqë kanë filluar edhe të duken si ata – duke u marrë me shpifje dhe propagandë për të kaluarën, sepse nuk kanë asnjë rezultat për të treguar në të tashmen. BDI nuk do të luajë rolin e prokurorisë për t’iu përgjigjur lojërave të tyre në të njëjtën mënyre, por jemi të shqetësuar dhe nuk mund të heshtim për degradimin e përfaqësimit shqiptar në vetëm shtatë muaj, duke shkaktuar dëme që do të duhen vite për t’u riparuar.  Shqiptarët meritojnë përfaqësim të dinjitetshëm, jo figura që shërbejnë si dekor i një pushteti që i ka anashkaluar dhe i përdor për interesa të huaja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …