Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. Nr. 1005 i datës, 29.3.2017 si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Zyra për Informim, bën:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik për Agjendën e Kontratës Sociale për Rahovecin.
Dokumenti do të jetë në konsultim publik nga 16.01.2025 deri më 16.02.2025
Konsultimi publik do të mbahet me 29.1.2025, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec me fillim në orën 10:00. Ky konsultim organizohet nga Zyra për Informim në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Ftohen qytetarët të japin inputin e tyre në draftin e Agjendës së Kontratës Sociale për Rahovecin dhe komentet e juaja mund t’i adresoni në emailet e zyrtarëve: [email protected], [email protected] dhe [email protected]
Agjendën e Kontratës Sociale për Rahovecin në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu:
Agjendën e Kontratës Sociale për Rahovecin në gjuhën serbe mund ta gjeni në këtë link: