Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit hapi rastin e ndjekjes penale, pas raportimeve se fletëvotime të plotësuara po shpërndahen në rrjete sociale

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit hapi rastin e ndjekjes penale, pas raportimeve se fletëvotime të plotësuara po shpërndahen në rrjete sociale

Procesi i votimit me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit, i cili nisi më 9 janar për afro 85 mijë qytetarë të Kosovës të regjistruar jashtë vendit, është përcjellë me parregullsi dhe shqetësime për integritetin e procesit. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka hapur rast në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”, pas raportimeve se fletëvotime të plotësuara po shpërndahen në rrjete sociale. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetime, pasi më 13 janar në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, janë publikuar pamje të fletëvotimeve të plotësuara që dërgohen me postë. Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave për raste të dyshuara për cenim të fshehtësisë së votimit, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për veprime hetimore,” thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit. Në videot e publikuara shfaqen persona duke plotësuar fletëvotime, të cilat më pas futen në zarfe dhe dërgohen drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Prokuroria ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj qytetarëve që cenojnë fshehtësinë e votimit.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …