Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri ka kritikuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeparit të saj, Albin Kurti

Analisti, Visar Ymeri, ish kryetar i Vetëvendosjes,  ka thënë se mënyra e organizimit dhe mesazhet që përçohen gjatë kësaj fushate nga Vetëvendosja, janë të papërshtatshme për një parti që synon të qeverisë vendin. “Është një fushatë që për mua i ngjason pak një karnavali. Për mua i pashije, në kuptimin edhe të dukjes edhe të sjelljes edhe që është joserioz. E papërgjegjshme karshi fjalës publike. Megjithatë ne i kemi të gjitha partitë, pra secila parti e ka nga një kryeministër, që garojnë për të qeverisur vetë. Dakord jam më secilin qytetar të Kosovës që mendon që njëri prej tyre është më i mirë me qeverisë vendin. Mirëpo për me qeverisë vendin, me sjellje në fushatë si sjellje politike duhesh me tregu seriozitet të qeverisjes. Ne e kemi një parti politike dhe një kandidat për kryeministër që nuk po e përçon atë seriozitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …