Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbajti një tubim elektoral në nëndegën e partisë në qytetin e Malishevës, ku u prit me entuziazëm nga simpatizantët e tij. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi përkrahjen masive që partia e tij po gëzon në këtë komunë, duke vlerësuar unitetin dhe vendosmërinë e banorëve për mbështetjen e listës “137 për Kosovën fituese.” Nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137. Me një pritje entuziaste e madhështore nga përkrahësit tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin e madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitoren tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shpreh shqetësimin e saj për mbylljen e strukturave paralele në Kosovë
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, nuk është pajtuar me …