Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka uruar nxënësit për fillimin e mësimit në objektin e ri të Shkollë Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Halil Alidema” në Pozheran. Në postimin e tij në facebook, Haliti ka shkruar: Mësimi në objektin e ri shkollor është një hap i rëndësishëm për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj. Në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha institucioneve komunale, ju uroj një fillim të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj arsimor.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, të cilët vazhdimisht janë mbështetës dhe motivues për fëmijët e tyre, si dhe për stafin mësimor, që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë në arsimimin e brezave të rinj. Së bashku, të gjithë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për komunitetin tonë.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë