Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së, Besnik Berisha, është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni

Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur sot  mirat0i plotësim-ndryshimin e rregullores së brendshme, e cila  përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, para se t’i skadojë mandati kryetarit aktual. Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, deklaroi se ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik, por që kjo u kundërshtua nga anëtarët, të cilët deklaruan se kjo është çështje e brendshme dhe se nuk ka arsye për diskutim. Ndërkohë bëhet e ditur se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit të Pavarur të Mediave të thirrur nga Luljeta Aliu, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme. Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KPM-së. Gjithashtu është propozuar për nënkryetare Luljeta Aliu, e cila e ka thirrur mbledhjen. Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka cilësuar këtë zhvillim si përpjekje të pushtetit për kapjen e KPM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, uron komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin Reichstein që është vendosur, në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për …