Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku bëhet fjalë lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe nëpër disa komuna të Kosovës. Në komunikatë thuhet se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme, meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Gjithashtu, veprimet e tilla të Qeverisë Kosovës, rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë në kuadër të dialogut. “Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, thuhet mes tjerash, në reagimin zyrtar të Francës.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, uron komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin Reichstein që është vendosur, në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për …