Banorët e zonës II të qytetit të Ferizajt dëshmuan mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka marrë pjesë në takimin e strukturave të larta të PDK-së me kandidatët për deputet nga kjo parti me banorët e zonës së II-të të qytetit të Ferizajt ku kanë marrë mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër.   Aliu në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Në çdo lagje, në qytet e në fshatrat e Ferizajt është shtrirë e po përhapet nga një qytetar tek tjetri, fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës, fitorja e Republikës më 9 Shkurt me Bedri Hamzën Kryeministër.

Qindra qytetarë të zonës II të qytetit me entuziazmin e tyre, me energjinë e fitores, në takimin që patëm sonte bashkë me Kryetarin Memli Krasniqi dhe kandidatët për deputetë, dëshmuan mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takim me forumin rinor të Smirës

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti të enjtën mbrëma takoj forumin rinor të Smirës. …