Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është i shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. AGK-ja tha se e ka përcjellë me shqetësim mbledhjen e KPM-së, ku u votua kryetari i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti. Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja votimin e konsideron si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …