Me 112 vota të delegatëve kryetar i OVL-UÇK-së, u zgjodh, Hysni Gucati

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e 5-të zgjedhor,  në Restaurant “Villa Natyra” në fshatin  Prugofc.  Delegatët e këtij  Kuvendi, zgjodhën edhe për një mandat 4-vjeçar, Hysni Gucatin, në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kandidatë për kryetar të OVL-UÇK-së, ishin Nasim Haradinaj i cili mori 95 vota ndërsa Hysni Gucati, mori 112 vota të delegatëve. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, ishte miratuar rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, qenë shpallur edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ka qenë bërë e ditur  në njoftimin paraprak  të OVL-UÇK-së. Në këtë Kuvend Zgjedhor kanë marrë pjesë edhe nga një përfaqësues politik,  i cili njëkohësisht është edhe veteran i UÇK-së. Nga PDK-ja veterani, Sami Lushtaku, nga LDK-ja,  Nuredin Ibishi, nga AAK-ja, Daut Haradinaj nga PSD-ja Dardan Molliqaj dhe  nga VV-ja, Shqipe Selimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …