Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor në Besjanë, ku kanë marr pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza theksoi se zgjedhjet e 9 shkurtit janë moment vendimtar për të ardhmen e vendit. “Më shumë zhvillim, më shumë përkujdesje, më shumë mundësi për Podujevën. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë thjesht zgjedhje. Ato janë moment vendimtar për të ardhmen tonë. Mobilizohuni dhe angazhohuni për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar në Facebook kandidati i Partisi Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Më 19 janar të vitit 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore serbe, në fshatin Reçak, komandanti, i Brigadës 162, Ahmet Kaçiku
Më 19 janar të viti 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore …