Fitim Selimi

Dr. Fitim Selimi: Qiftelia asnjëherë nuk shoqëroi sharje nënash, ajo shoqëroi këngë lavdie!

Nuk është që me ka tepru koha për tu marrë me çështjet që nuk janë ngushtë profesionale, por për shkakun e rëndësisë jetësore të disa zhvillimeve te ne, nuk mbetet vend për indiferencë dhe motivimi për të reaguar sa vie e shtohet!
Kjo është në përputhje me temperaturën ne terren zgjedhor e cila po bëhet përditë e më intensive!
Pak nga shoqëritë të pajisura me subjektivitet shtetëror, mund të jenë më të mbikqyrura se sa është Kosova në këtë fazë të zhvillimit të saj, dhe përderisa investimi për ta prezantuar realitetin tonë dikur, ishte shumë i lartë dhe kërkonte veprim aktiv, sot jemi në një situatë që vetëm me angazhimet tona për vetën tonë, pa bërë shumë sforcime të shfaqemi si vlerë për tu fuqizuar në sytë e botës!
Por, edhe e kunderta, cilado dobësi e jona që mund të shfaqet e të kuptohet si e tillë, gjithashtu në mënyrë pasive bënë efektin e kundert nga ajo që do t’i duhej imazhit tonë!
Ajo që bie në sy e që përtokë e rrëzon pritjen për normalitet është gjuha tejet e pamatur e njeriut tonë nga cilido pozicion që vie! Ajo gjuhë më tepër i ngjanë pozicionimeve armiqësore të taborreve që për vdekje urrejnë njera tjetren, se sa subjekteve konkuruese me pretendimet për të i akomodu projektet e tyre për qeverisje sa me të mirë të vendit!
E ndjej dhe e kam shpreh përsonalisht që është gjuha jo e zgjedhur dhe arroganca e të parit të Qeverisë sot, provokim për reaksione militanteske të cilat janë duke u shtuar e riprodhuar më shumë se çdo produkt tjetër në këtë shoqëri! Kjo gjuhë është përcjellë edhe nga relacione e gara të mehershme, por jo, asnjehere me këtë agresivitet e primitivizëm!
Dhe krejt këto përveq zhvillime ne esencën e tyre, janë dhe shfaqje për këdo që sheh e ndjenë. Është dëm nëse na sheh dikush të tillë!
Në vend të përballjes se argumentuar kritike, me prezentim të alternativave qeverisëse, ku pasuesit duartrokasin përfaqësuesin e tyre, ndodhin brohoritje e sharje në adresa përsonale e private!
Asnjehere s’kam përjetu trishtim më të madh se kur nën tingujt e melosit popullor apo nen tingujt fisnik të qiftelisë, t’i shahet Nana me refren një përfaqësuesi politik apo shteteror pa marrë parasysh cili është ai !
Është urgjente që këto shfaqje teper primitive të nxjerren nga rrjetet sociale! Ato as e ngrisin as e nderojnë askend! Përkundrazi, shprehin cektësinë dhe nivelin tepër të ulët të autorëve dhe aktorëve të tyre! Ato nuk i bëjnë nderë e as i përkasin qenjës tonë kombëtare!
Të tillët nuk i duhen asnje lideri dhe asnje partie! Të tillë nuk e ndertojnë, përkundrazi, e rrënojnë imazhin dhe esencën e këtij vendi!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Nga janari në janar, rënia e përfaqësimit dhe izolimi ndërkombëtar

Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për …