Sot objektin e Qendrës Tregtare “ETC” në Therandën e ka përfshirë një zjarr i jashtëzakonshëm për ndaljen e të cilët janë duke u angazhuar ekipe të shumta. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi ka thënë se zjarri është tejet i madh por fatmirësisht është pamundësuar përhapja e tij e mëtejme. “Sot me datë 20.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tragtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrëfikësit po po punojn në shuarjen e tij. Për momentin ēshtë arrit të eliminihohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri” ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa: Energjia dhe entuziazmi në terren po tregojnë se qytetarët janë për ndryshimin
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se gjatë takimeve me qytetar …