Sulmohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Sulmohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është sulm ndaj Kuvendit. Sipas Policisë së Kosovës sulmi është bërë me një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëher ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur një shpërthim brenda Kuvendit të Kosovës kanë arritur edhe ushtarë të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …