Bizneset janë ankuar se ndalja e rrymës po ju shkakton probleme të shumta

Bizneset janë ankuar se mos furnizimi i rregullt me energji elektrike po ju shkakton probleme të shumta. Ata kanë thënë ndërprerjet e papritura të energjisë po ju dëmtojnë proceset prodhuese dhe po ndikojnë keq në bizneset e tyre, shto këtu edhe çmimin tejet të lart të energjisë. Duke folur për këto vështirësi, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë për Ekonomia Online se janë të shumta problemet që ju shkaktohen bizneseve për shkak të energjisë elektrike. “Tri probleme që janë evidente sa i përket furnizimit me energji elektrike është se ne kemi ndërprerje të energjisë elektrike pa paralajmërime tekë bizneset. Kjo ndikon drejtë për së drejti në aktivitetin e prodhuesit vendor, në ndaljen e prodhimit dhe aty shkakton havari dhe humbje të lëndës së parë e cila është në proces. Dhe së treti e kemi energjinë më të shtrenjta në Ballkanin Perëndimor. Janë këto tri probleme që vazhdimisht në 2024 dhe në fillim të këtij viti bizneset po ballafaqohen”, ka theksuar njohësi i ekonomisë, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …