Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar mos shfrytëzimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike. Ai ka shkruar se Kosova është shtet që flenë mbi thëngjill por që nuk ka energji. “Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË, dhe do ta mbajmë” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar më tutje se së bashku me partnerët e koalicionit janë zotuar se do ta bëjnë Kosovën shtet me superfuqi energjetike.
Kontrolloni gjithashtu
Besian Mustafa: Energjia dhe entuziazmi në terren po tregojnë se qytetarët janë për ndryshimin
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se gjatë takimeve me qytetar …