leoni

Latifi: Aty ku ka përkushtim dhe traditë, blegtoria kthehet në pasuri që ushqen breza

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar fermerin e njohur rahovecian, Rifat Canziba, i cili me përkushtim të madh bashkë me djemtë e tij Haxhiun dhe Nehatin kujdesen për 800 dele dhe 500 qengja.

Latifi me këtë rast ka deklaruar se aty ku ka përkushtim dhe traditë, blegtoria kthehet në pasuri që ushqen breza. Këtë pasuri të vyer po e ruajnë Rifat Canziba dhe djemtë e tij, Haxhi dhe Nehat Canziba, të cilët me përkushtim të madh kujdesen për 800 dele dhe 500 qengja. Me këtë veprimtari të trashëguar prej katër gjeneratash, ata prodhojnë djathin e famshëm të Sharrit dhe tregtojnë krerë të bagëtisë.

Pavarësisht mungesës së përkrahjes nga qeveria, që do t’u mundësonte të zgjeronin biznesin katërfish, ata vazhdojnë të punojnë me pasion dhe vendosmëri. Komuna e Rahovecit, në kuadër të mundësive të saj, ka thënë Latifi është dhe do të mbetet një mbështetje për këtë familje punëtore.

Kryetari i komunës Smajl Latifi ka falënderuar familjen Canziba për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe ju ka uruar edhe më shumë suksese në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi takon banorët e nëndegës së parë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e Parlamentare të 9 …