leoni

Nura: Dy vite kur fuqia e natyrës na gjunjëzoi, por nuk u dorëzuam!

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në një postim në rrjetin e tij social, facebook, ka kujtuar përmbytjet që goditën qytetin e Skënderajt dhe fshatërat përreth, dy vite më parë (19.01.2023).

“Dy vite nga fatkeqësia që s’u mbajt në mend të ketë ndodhur më parë!

Dy vite kur fuqia e natyrës na gjunjëzoi, por nuk u dorëzuam!

Dy vite kur u lamë të vetmuar mes vullnetit të pathyeshëm dhe këmbëngulësisë sonë se “DO TË NGRIHEMI SËRISH”, ka shkruar në facebook, kryetari Nura me rastin e dy-vjetorit të përmbytjeve.

Dëmet e shkaktuara sipas raportit zyrtar komunal kapnin vlerën prej 12 milion e 203 mijë e 29 eurove, ndërsa ishin prekur nga vërshimet gjithsejtë 372 familje.

Skenderaj, Klina, Mitrovica, Podujeva dhe Istogu kanë qenë komunat më të prekura nga përmbytjet e 19 janarit të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi takon banorët e nëndegës së parë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e Parlamentare të 9 …