AAK reagon ndaj sulmit të ndërtesës së Kuvendit

AAK reagon ndaj sulmit të ndërtesës së Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është subjekti i parë politik që ka reaguar ndaj sulmit të së enjtes në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

“Ngjarja e sotme në Prishtinë, është një akt kriminal, I cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, çfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …