Aleanca ushtarake Veriatlantike e NATO-s ka sjell në Kosovë edhe 200 ushtarë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës të KFOR, i cili tani ka afër 4.000 trupa nga 50.000 sa kishte në vitin 1999, kur ushtarët e këtij misioni u dislokuan në vendin tonë. KFOR-i tha se po përforcon praninë në Kosovë dhe brigada italiane e këmbësorisë “Sassari” do të kryejë “një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it”. Ditë më parë, shqetësime për periudhën zgjedhore në Kosovë shprehu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Ai deklaroi se është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë, që të sigurohet që të mos ketë destabilizim gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të monitorohen po ashtu nga Bashkimi Evropian, i cili ka njoftuar për një mision prej 100 vëzhguesish. Nathalie Luaso, anëtarja franceze e Parlamentit Evropian, do të udhëheqë misionin e bllokut evropian për monitorimin e zgjedhjeve ka deklaruar se ky mision vë në pah mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të forcuar edhe më tej qeverisjen e saj demokratike”. REL
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …