Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, shpreh keqardhje pas djegies së objektit të qendrës së madhe tregtare ETC, në Suharekë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, shpreh keqardhje pas djegies së objektit të qendrës së madhe tregtare ETC, në Suharekë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, njoftoi se shpreh shqetësimin e madh pas djegies së objektit të qendrës së madhe tregtare ETC në Suharekë, pronë e anëtarit tonë Elkos. Pas bisedës me pronarin zotin Ramiz Kelmendi, mësuam se objekti ka pësuar dëme të mëdha dhe përpos dëmeve të mëdha disa milionëshe nga ky dëm, po rrezikohet humbja e shumë vendeve të punës dhe rënia e qarkullimit të biznesit, me çka shkaktohet edhe humbje për të hyrat e vendit. Dhoma i shpreh keqardhje pronarit Kelmendi për këto dëme te shkaktuar nga kjo fatkeqësi dhe me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ligj zbatuese që të hetojnë rastin, i treti më radhë brenda një periudhe jo të gjatë kohore. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kërkon nga institucionet që të marrin masa për të mbështetur këtë biznes, i cili ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit duke i bërë lehtësira tatimore në mënyrë që sa më shpejt që është e mundur të rindërtohet dhe funksionalizohet puna në këtë qendër tregtare.

Kontrolloni gjithashtu

Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit

Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …