Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me rastin e ndajes nga jeta të mësueses dhe veteranes së arsimit, Melihate Hoti, nëna e dëshmorit të kombit Visar Hoti, me anë të një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen Hoti. Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses Melihate Hoti, nënë e dëshmorit të kombit Visar Hoti dhe veterane e arsimit.
Mësuesja Melihate, rriti dhe edukoi në frymë atdhetare djalin e saj dëshmor dhe edukoi e arsimoi dhe frymëzoi breza të tërë nxënësish gjatë gjithë karrierës së saj dhe kontributit jetësor në arsim.
Familje e nderuar e mësueses, mbahuni të fortë dhe krenarë, ashtu siç keni qenë në të gjitha etapat dhe përballjet e jetës.