Rinia është shkëndija që ndez flakën e ndryshimit!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina kanë bashkëbiseduar me të rinjët rahovecian. Kryetari Latifi i cili gjithashtu ështv kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka deklaruar se në takim me rini ndjeva një forcë dhe entuziazëm që më dha besim se e tashmja dhe e ardhmja janë në duar të sigurta. Sipas kryetarit Latifi, angazhimi i rinisë është burim i fuqisë që do të sjellë ndryshime të mëdha dhe nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh të rinjtë që marrin drejtimin për Kosovën Fituese.

Unë kam besim te ju, bashkohuni më 9 shkurt, angazhohuni që ta bëjmë Rahovecin dhe Kosovën më të fortë dhe më të ndritshme!

Bashkë, për horizonte të reja, ka deklaruar i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Dy vite kur fuqia e natyrës na gjunjëzoi, por nuk u dorëzuam!

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në një postim në rrjetin e tij …