Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Draft- Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028 edhe pse numri i pjesëmarrësve nuk ishte i kënaqur.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e komisionit komunal për hartimin e draft-këtyre dy dokumenteve, përfaqësues të disa organizatave, të rinjtë dhe qytetarë.

Sipas udhëheqëses së Zyrës për Informim dhe Komunikim me Publikun, Shyhrete Topalli- Rexhepi, Komuna e Ferizajt ka të miratuar edhe Rregulloren edhe Planin e Veprimit, mirëpo për shkak të ndryshimit të Udhëzimit Administrativ, Komunat e Republikës së Kosovës janë të obliguara të harmonizojnë këto dy dokumente me ndryshimet ligjore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka angazhuar ekspert për hartimin e këtyre dy dokumenteve dhe janë bërë unike për gjitha komunat, mirëpo ne kemi qenë të obliguar që ligjërisht të respektojmë procedurat ligjore për konsultim publik të këtyre dy dokumenteve”, ka thënë mes tjerash Topalli-Rexhepi.

Konsultimi Publik për draft- Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028 do të jetë i hapur për komente për qytetarët deri me datë 22 janar, në adresat: [email protected] si dhe në [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Lavdi dhe respekt pafund për kontributin atdhetar dhe në arsim, të mësueses Melihate

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me rastin e ndajes nga jeta të …