Zyra e Sistemit të Adresave në Ferizaj njofon qytetarët e Komunës së Ferizajt se nga nesër me datën 21/01/2025 do të fillojë procesi i vendosjes së numrave të objekteve në terren, në përputhje me rregulloret për identifikimin dhe standardizimin e adresave.
Ky proces synon:
Lehtësimin e orientimit në qytet dhe fshatra.
Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, private dhe postare.
Regjistrimin e saktë të adresave për qëllime administrative.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe pronarët e objekteve që:
Të sigurojnë qasje të lehtë në objektet e tyre për ekipet tona.
Të bashkëpunojmë me ekipin për vendosjen e pllakave të numrave në mënyrë të saktë.
Të raportojnë çdo paqartësi ose mosmarrëveshje për numrat e objekteve pranë zyrës së adresave në Ferizaj.
Vendosja e numrave do të realizohet në faza dhe do të përfshijë të gjitha lagjet dhe vendbanimet e Komunës së Ferizajt.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm për komunitetin tonë.
Zyra e Sistemit të Adresave Ferizaj!