Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja ia jep kontratën me çmim dyfish më të lartë kompanisë, “AL Dushi SH.P.K”, që i humbi për një kohë të gjatë pasaportat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep tender kompanisë “AL Dushi SH.P.K” për bartjen postare, dërgimin e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasada të Kosovës nëpër tërë botën dhe kthimin e fletëvotimeve në Kosovë, pavarësisht se kësaj kompanie iu kishte  shkëputur kontrata pak kohë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme meqë kompani nuk e  kishte respektuar kontratën dhe kishte shkaktuar vonesa të dokumentacioneve të qytetarëve të Kosovës.  Për më tepër, Ministria kishte kërkuar që e njëjta kompani të futej listë të zezë për t’ia pamundësuar që të marrë pjesë në procese tenderuese për një vit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 250 mijë euro për shërbime postare diplomatike me kompaninë “A.L. DUSHI SH.P.K”, në qershor të vitit të kaluar.  Pronare e saj është Xhylizare Selimi-Dushi, që, siç ishte raportuar në media, është mike e Presidentes Vjosa Osmani dhe shoqe shumë e afërt me motrën e Presidentes Osmani, Blinerës. Menjëherë pas angazhimit të kësaj kompanie e cila kishte arritur ta fitonte tenderin edhe pse ka ofruar një çmim disa herë më të lartë, në adresë të MPJ’së kishin shkuar ankesa për vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Glauk Konj-ufca ka kritikuar administratën e kryetarit, Joe Biden dhe ish-kryetarit Barack Obama, pasi nuk janë më në pushtet

Tani kur Amerikën e udhëheq kryetari,  Donald Tramp, servili si shumë të tjerë nga VyVy-ja …