Në Gjykatën Speciale, në Hagë, u mor në pyetje dëshmitari i 114-të i Zyrës së Prokurorit, Hansjoerg Shtrohmejer

Në  Gjykatën Speciale, në Hagë, u mor në pyetje dëshmitari i 114-të i Zyrës së Prokurorit, Hansjoerg Shtrohmejer, në procesin gjyqësor kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurorja Vega Iodice, e cila tha se Shtrohmejer ka qenë këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të vitit  1999. Dëshmitari ka  rrëfyer  për situatën që ka parë në Kosovë kur ka mbërritur dhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së dhe çështjet që kanë diskutuar së bashku. Ai ka dhënë  dëshmi për njësitet policore të UÇK-së, autoritet lokale dhe tensionet që kanë pasur UNMIK-u me qeverinë e përkohshme të Kosovës, tha prokurorja. Hansjoerg  Shtrohmejer ka pohuar se pranonin raporte për krime që pretendohej se anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kryenin në kohën kur ai ishte si këshilltar juridik në Administratën e Përkohshme të UNMIK-ut që ishte instaluar, në Kosovë. Edhe njëherë, edhe në këtë rast nuk është se më kujtohet ndonjë rast konkret, megjithatë, këto ishin llojet e raporteve që ne merrnim  aso kohe”, tha  dëshmitari Shtrohmejer. “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Glauk Konj-ufca ka kritikuar administratën e kryetarit, Joe Biden dhe ish-kryetarit Barack Obama, pasi nuk janë më në pushtet

Tani kur Amerikën e udhëheq kryetari,  Donald Tramp, servili si shumë të tjerë nga VyVy-ja …