Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që i kanë dhënë në këto 11 ditë të para të fushatës. Ai është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin. Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë, ka shkruar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi i KEK-ut e dy të pandehur të tjerë do të dalin para gjykatës për 37 milionë euro humbje, që i kanë shkaktuar buxhetit
Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi i KEK-ut e dy të pandehur të tjerë do të dalin para …