Dialogu Kosovë-Serbi, shihet me skepticizëm, pasi administrata e re amerikane, mund ta kthejë mundësinë për shkëmbim territoresh

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, është shprehur skeptik lidhur me  përparësinë që administrata Trump mund t’i japë dialogut Kosovë-Serbi. Ai paralajmëroi se ideja e shkëmbimit të territoreve mund të rikthehet pasi të konsolidohet ekipi në Departamentin e Shtetit. Dialogu Kosovë-Serbi nuk duket të jetë prioritet i administratës Trump. Nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet diskutimi për ndarjen e Kosovës.” Edhe ekspertë dhe analistë si Daniel Serwer, kanë paralajmëruar për rrezikun e rikthimit të ideve për ndarjen e territoreve, veçanërisht nëse Richard Grenell siguron një pozicion të rëndësishëm në administratë. Historikisht, idetë për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë kanë hasur në kundërshtime të mëdha, veçanërisht nga Gjermania dhe Britania, që i kanë cilësuar si destabilizuese për Ballkanin. Edhe Qeveria e Kosovës ka theksuar se nuk do të pranojë projekte të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …