leoni

Në procesin gjyqësor kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka vazhduar dëshminë, Hansjeorg Shtrohmeyer

Në procesin gjyqësor kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka vazhduar dëshminë, Hansjeorg Shtrohmeyer. Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, përmendi se Gjykata Speciale  i kishte dhënë garanci Shtrohmejer-it. Megjithatë, gjykatësi pranoi se nuk duhej ta përmendte këtë informacion, pa dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e këtyre garancive. “Ju kujtoj gjithashtu se garancitë e dhëna për ju të enjten… ju kërkoj ndjesë nuk duhej ta kisha thënë këtë,” deklaroi gjykatësi, Pyetjet për Strohmeyer-in i parashtroi avokati i z.Thaçit, Luka Mishetiq. Dëshmia u përqendrua në formimin e Këshillit Tranzitor të Kosovës, me ç/ rast dëshmitari  deklaroi se Hashim Thaçi kishte emëruar vetëm përfaqësues nga UÇK-ja. Ai shtoi se Thaçi nuk kishte përfshirë serbët apo grupe të tjera etnike, dhe kishte minimizuar ndikimin e LDK. Dëshmitari, mohoi të kishte informacion mbi praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në këtë strukturë, por konfirmoi se kishte edhe shqiptarë jashtë UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit me vdekje, duke hequr moratoriumin e Xho Biden të vitin 2021

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit federal me vdekje, duke …