Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai me vizionin e tij kishte krijuar platformën politike që pati udhëhequr popullin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit. Ai ka thënë se Rugova “na mësoi rëndësinë e unitetit, këmbënguljes dhe miqësisë së përhershme me aleancën euroatlantike dhe botën demokratike, vlera këto që na udhëzojnë e i japin kah rrugëtimit tonë të sotëm”. Më 21 janar të vitit 2006, Kosova humbi arkitektin e saj themeltar, njeriun që me urtësinë dhe vizionin e tij e drejtoi vendin tonë në kohët më të vështira. Ibrahim Rugova, themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe udhëheqës i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, qëndroi si shtyllë e fortë e përpjekjeve tona për një shtet të lirë dhe të barabartë në mesin e familjes euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit me vdekje, duke hequr moratoriumin e Xho Biden të vitin 2021
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit federal me vdekje, duke …