Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes rrjetit të tij social facebook se ka takuar në mjediset e bukura të fshatit Dedaj, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has, ku u prit me ngrohtësi dhe respekt nga kryetari Xhevdet Thaçi, bashkëluftëtari e bashkëveprimtari i tij si dhe nga kryesia e OVL të Hasit, miq të kryetarit, bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë që nga vitet e para-luftës, burra të fjalës, të fortë e të ndershëm.
Së bashku ata kanë bërë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Memorialin e UÇK-së “Porta e Lirisë”, duke nderuar sakrificën sublime të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit dhe respekt i thellë për të gjithë ata që mbrojtën dinjitetin dhe idealet tona kombëtare!
Hasi është një dhe i pandarë dhe emri i tij përshkruan më së miri hasjanët:
Heroizëm
Atdhedashuri
Sinqeritet, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.