Përfaqësues të partive të ndryshme politike gjatë fundjavës kanë reaguar lidhur me një deklaratë të kryeministrit dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për Prizrenin, gjatë tubimit elektoral në qytetin e vjetër. Kryeministri Kurti paska zgjedhur humorin si “program qeverisës”. Por këtë herë e ka kthyer në një farsë ofenduese për Prizrenin dhe qytetarët e tij! Në fjalimin e tij, ndër të tjera, kryeministri pati guximin ta quante qytetin e Lidhjes pra Prizrenin “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ëmbëltoreve të goranëve”. Në vend që ta nderonte Prizrenin si Kryeqytetin Kulturor të Kosovës, ai vendosi ta trajtojë me batuta të pahijshme”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Prizren. Furrtarët e Prizrenit janë simbol i punës së ndershme dhe traditës që ka ushqyer çdo kënd të Kosovës dhe se pekmezi i dardhave është një krenari e gastronomisë që shijon secili që viziton qytetin. “Por kryeministri duket se nuk e kupton se këto elemente janë pasuri, jo objekt talljeje. Prizreni është kryeqyteti i kulturës dhe jo i talljeve politike. Suhareka është e kampionëve, e zhvillimit ekonomik dhe se thjeshtë është si rrush.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti dhe ish-diplomati, Avni Arifi shpreh dyshime se fjalimet e Albin Kurti, duket sikur janë pasojë e substancave narkotike
Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë …