Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmeyer, ka thënë në Hagë se në kohën kur ka punuar si këshilltar juridik i UNMIK-ut në Kosovë gjatë 1999-ës, e ka takuar një apo dy herë Rexhep Selimin, por në atë kohë ka mundur që ta dijë rolin e tij por që tashmë nuk i kujtohet. Ai gjithashtu është pyetur nëse ka marrë pjesë në ndonjë ngjarje konkrete për të cilën dëshmitari ka njohuri. Sot nuk me kujtohet diçka e tillë, ka thënë ai. Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer, ka thënë se nuk i kujtohet që është takuar ose ka biseduar ndonjëherë me Kadri Veselin, duke shtuar se gjatë kohës kur ishte me mision në Kosovë, nuk e dinte as kush ishte Kadri Veseli. Absolutisht e saktë dhe sot e kësaj dite nuk më kujtohet një gjë e tillë, ka thënë dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti dhe ish-diplomati, Avni Arifi shpreh dyshime se fjalimet e Albin Kurti, duket sikur janë pasojë e substancave narkotike
Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë …